Ministri Maqedonci takohet me homologun boshnjak Zukan Helez gjatë Ministerialit SHBA – Karta e Adriatikut

by informim peje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka realizuar një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Zukan Helez, në kuadër të ministerialit SHBA – Karta e Adriatikut (A5).

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, takimi u fokusua në mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy ministrive dhe forcave të armatosura të të dyja vendeve.

banner

Në njoftim thuhet se Maqedonci dhe Helez shprehën gatishmërinë për të eksploruar format e reja të bashkëpunimit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve më të fuqishme në rajon.

Ministria vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit mbetet faktor kyç për sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt, i cili kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy