Ish-deputet i PD, Ervin Salianji theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen.
Nga takimi i Durrësit me demokratët, ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes militantëve demokratë.
“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet për listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë.
Largimin nga realiteti i njerëzve, mungesën e shpresës, mos llogaridhënien dhe mos mbajtjen e takimeve 7 muaj pas zgjedhjeve. E ndiej dhimbjen e militantit që lufton, por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është vërteta. Dhe ne nuk duhet të kemi frikë që t’i themi të vërtetat ashtu siç janë
Çdo drejtues duhet ta shohë atë siç është, duhet ti dëgjojë demokratët, që me masivitetin e tyre në këtë takim, tregojnë që duhet të dëgjohen. Mos dëgjimi i tyre është një gabim i rëndë.”, tha Salianji.

