Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë vendosur të bëjnë hapin e madh në marrëdhënien e tyre.
Çifti ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar disa foto magjike nga fejesa e tyre. Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.
Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” – “Përgjithmonë”. Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive. Aty ata duket se kanë shijuar momente të qeta dhe intime larg syrit të mediave, duke zgjedhur momentin perfekt për ta bërë publike fejesën pas rikthimit.
Fansat e tyre janë të emocionuar dhe urimet nuk kanë munguar, ndërsa Jori dhe Fred duken më të dashuruar se kurrë. Ky hap i ri konfirmon lidhjen e fortë mes dyshes, që ka fituar simpatinë e publikut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
Urime Jori dhe Fred për këtë fillim të ri bashkë dhe për dashurinë që ata ndajnë!

