Kim Kardashian rrëfen dhimbjen e grabitjes së famshme ne Paris, Kanye e kishte akuzuar për inskenim

by jonzefaj

Kim Kardashian u prek thellë teksa rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e kishte akuzuar se inskenoi grabitjen e tmerrshme të vitit 2016 në Paris, një moment që ajo e përshkroi si “thikë në zemër”, në episodin më të fundit të The Kardashians.

45-vjeçarja kujtoi se përveç figurave publike dhe mediave që vunë në dyshim rrëfimin e saj, edhe Kanye, dikur njeriu më i afërt i saj -kishte thënë përpara të tjerëve: “Ti e sajove grabitjen për show.” Ky koment, tha Kim mes lotësh, e tronditi thellë: “Të mos të besojë dikush që të njeh më mirë se kushdo… kjo më dëshpëroi.”

banner

Në episod, pjesa e parë i kushtohet rikthimit të ngjarjes së vitit 2016, ku Kim u kërcënua me armë dhe u lidh nga të ashtuquajturit “grabitës gjyshër”. Ajo rrëfeu se kishte jetuar me trauma për vite të tëra, nga frika se mund të ishte përdhunuar apo vrarë atë natë. Një intervistë arkivore me një prej grabitësve, Yunice Abbas, tregoi mungesën e çdo pendese nga ana e tij.

Ndërsa Kim dhe nëna e saj, Kris Jenner, udhëtonin drejt gjykatës në Paris, në vizitën e saj të parë në vendngjarje pas pothuajse një dekade, ajo u shpreh se dëshironte “thjesht ta përfundonte këtë kapitull”. Khloé Kardashian, në një rrëfim të sajin, kujtoi se shumë persona publikë, përfshirë Howard Stern, kishin vënë në dyshim nëse grabitja kishte ndodhur vërtet.

Episodi u fokusua në dëshminë e Kim-it dhe momentin e përballjes me të vërtetën e dhimbshme. “Jam e lumtur që mbaroi,” tha ajo, duke lënë pas një plagë që e ka shoqëruar për vite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy