Kumbulla drejt rikthimit te Roma, Mallorca nuk aktivizon opsionin e blerjes

by jonzefaj

Mbrojtësi Marash Kumbulla sipas të gjitha gjasave do të kthehet te skuadra e Romës me të përfunduar sezoni aktual.

Bëhet e ditur se Mallorca, ekip që e ka huazuar Kumbullën nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në verë.

banner

Kumbulla u huazua për një vit te Mallorca, e cila mund ta bëjë transferim të përhershëm për 7 milionë euro por mbrojtësi i Shqipërisë deri më tani nuk ka bindur klubin spanjoll.

25-vjeçari i ka munguar Mallorcas në nëntë ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të lëndimit prej të cilit u rikthye të martën në ndeshjen e Kupës së Spanjës.

Deri më tani, Kumbulla ka pesë paraqitje në total për skuadrën nga La Liga, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy