Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, në listën e LDK-së për deputet

by informim peje

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se kryesia e degës së LDK-së në Fushë Kosovë e ka nominuar si kandidat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se bashkë në listë nga kjo komunë do të jetë edhe Majlinda Shaqiri.

banner

Osmani tha se angazhimi i tij gjatë fushatës në zgjedhjet lokale e takimi me qytetarë e kanë motivuar për të pranuar këtë nominim.

Postimi i plotë i tij:

Faleminderit nga zemra Kryesisë së Degës së LDK-së në Fushë Kosovë për nominimin tim si kandidat për deputet.

Është nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj gare politike, së bashku me zj. Majlinda Shaqiri – një profesioniste me përvojë të gjatë në administratën publike, gazetare e shkrimtare në kulmin e suksesit të saj.

Gjatë dy viteve të angazhimit tim politik kam pasur fatin të takoj shumë familje e njerëz të mrekullueshëm të komunës sime – njerëz plot shpresë, vullnet e besim se Kosova meriton një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt.

Të dashur qytetarë, përkushtimi juaj dhe puna e palodhur e secilit prej jush më kanë dhënë motivim të vazhdueshëm.

Ju jeni shembulli i asaj Kosove që beson në punë, drejtësi dhe përgjegjësi.

Ju jeni njerëzit që dëshironi ndryshim dhe që besoni se e keqja që ka pllakosur vendin nën qeverisjen aktuale mund dhe duhet të marrë fund.

Nuk kam si të refuzoj të jem pjesë e këtij ekipi qytetarësh e patriotësh të kohës – njerëz që ndajnë kohën, mundin dhe buxhetin e familjes së tyre për t’i kthyer vendit dinjitetin, ligjshmërinë dhe demokracinë në atdheun tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy