Djali i Jakup Krasniqit garon sërish për deputet

by informim peje

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi kandidon për një mandat deputeti, pas zgjedhjes së tij të parë më 9 shkurt të këtij viti.

banner

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se kandidimi i tij është vazhdimësi e rrugëtimit familjar për shërbim ndaj vendit, duke u zotuar të përfaqësojë qytetarët me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur.

“Kandidimi im është vazhdimësi e një rrugëtimi që ka filluar shumë kohë më parë, në një familje ku shërbimi ndaj vendit ka qenë gjithmonë mbi gjithçka. Me mbështetjen, unitetin dhe besimin tuaj, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Krasniqi.

Zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës do të mbahen më 28 dhjetor, dhe Altin Krasniqi synon të fitojë besimin e qytetarëve edhe për këtë mandat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy