Barcelona vazhdon kërkimin për një pasues të mundshëm të Robert Lewandowskit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.
Mes emrave të përfolur për t’i zëvendësuar sulmuesin polak, është edhe Fisnik Asllani, lojtari kosovar i Hoffenheim.
Vetë Asllani ka komentuar mbi interesin nga klubi katalanas, duke e konsideruar një nder dhe duke thënë se ndihet krenar, por duke theksuar se përqendrohet tek klubi i tij aktual.
“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”, tha Asllani.
Këtë sezon, Asllani ka luajtur 14 ndeshje për Hoffenheim, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë tre asiste. Sipas Transfermarkt, ai vlerësohet në 18 milionë euro.

