Orar sfidues për tifozët: Shqipëria do ta nisë Botërorin 2026 në orën 04:00, nëse kualifikohet

by engel

FIFA ka publikuar kalendarin zyrtar të Botërorit 2026, bashkë me listën e stadiumeve dhe oraret e fazës së grupeve. Mes tyre është edhe Grupi F, ku Shqipëria mund të përfshihet nëse arrin të kualifikohet përmes play-off-it.

Njoftimi ka konfirmuar shqetësimet e fundit: oraret janë vendosur sipas zonës kohore të Bregut Lindor të ShBA-ve, duke krijuar një diferencë prej gjashtë orësh me Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës. Si rezultat, ndeshjet do të zhvillohen në orare aspak të favorshme për publikun evropian.

banner

Në rast kualifikimi, ndeshja e parë e Shqipërisë kundër Tunizisë do të luhet më 14 qershor në Monterrej të Meksikës, në orën 22:00 sipas kohës lokale — që për tifozët shqiptarë nënkupton orën 04:00 të mëngjesit të 15 qershorit.

Takimi i dytë, i planifikuar kundër Holandës më 20 qershor në Hjuston, do të nisë në orën 13:00 lokale, duke përkon me 19:00 sipas orës së Shqipërisë. Ky konsiderohet orari më i përshtatshëm për tifozët që synojnë të ndjekin kombëtaren në Botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy