Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

by informim

Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në seancat e fundit dëshmitari i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë dhënë dëshmi dhe iu përgjigjën pyetjeve të Prokurorisë, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe gjykatësve.

banner

Trupi Gjykues shprehu shqetësimin për ritmin se si po ecin seancat në këtë çështje gjyqësore dhe u kujtoi palëve se është e panevojshme t’i pyesin dëshmitarët me hollësi për aspekte të pakontestuara.

Dëshmitari i njëmbëdhjetë përfundoi dëshminë dhe pas kësaj Trupi Gjykues diskutoi gjerësisht me palët dhe mbrojtësin e viktimave për hapat konkretë që mund të ndërmerren për të garantuar një numër më të madh seancash publike në këtë çështje gjyqësore. Diskutimi u mbështet në parashtrimet me shkrim që Trupi Gjykues kishte marrë nga Prokuroria, Mbrojtja dhe mbrojtësi i viktimave.

Kryegjykatësi theksoi se të gjithë pajtohen se duhet promovuar një procesi gjyqësor publik. Në fund të seancës, ai bëri me dije se ka gjasa që Trupi Gjykues t’i mbledhë përsëri palët dhe pjesëmarrësit për të diskutuar propozimet e bëra dhe u kërkoi Prokurorisë dhe Mbrojtjes që të japin ndihmën e tyre për të trajtuar këtë aspekt.https://zeri.info/inarticle.html

Ndryshe më 28 qershor, Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, raporton rtklive.

Lista përmban edhe dëshmitarë rezervë dhe Prokuroria theksoi se ka zvogëluar kohën e parashikuar që duhet për të marrë në pyetje tetë prej këtyre dëshmitarëve. Emrat e dëshmitarëve janë dorëzuar si pjesë e një shtojcë konfidenciale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy