Një ngjarje e rrallë është raportuar në Mitrovicë, ku dyshohet se gjyshërit kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor për intervistim.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt,” bëri të ditur Policia, duke theksuar se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore.

