Një aeroplan gjerman ushtarak nuk ka arritur të aterojë sot në Prishtinë. Kësisoj ai është detyruar të aterojë në Shkup.
Lajmin e konfirmoi Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët.
“Në rastin konkret, fluturakja në fjalë nuk ka qenë e certifikuar për operime në CAT III B, dhe për pasojë nuk ka përmbushur kërkesat teknike për të realizuar aterrim në kushte të dukshmërisë së ulët, ndonëse aeroporti i Prishtinës e ka pasur kapacitetin teknik për ta mundësuar atë. Fluturakës në fjalë sipas kërkesave të ekupiazhit të saj, i janë dashur minimum 550 metra dukshmëri për aterrim, kushte të cilat aktualisht nuk mbizotrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Prandaj, pamundësia për aterrim nuk ka qenë si pasojë e kufizimeve të aeroportit, por për shkak të mungesës së certifikimit të nevojshëm nga ana e operatorit ajror për procedura CAT III B”, tha Ujkani .
Ujkani shtoi se fluturimet tjera po zhvillohen normalisht

