Sulmi në Ibër-Lepenc: Grupi në Facebook me 7 anëtarë zbulon lidhjen e njërit prej tyre me sulmin në Banjskë

by engel

Aktakuza për sulmin në objektin e Ibër-Lepencit ka zbuluar detaje të reja rreth komunikimeve të të akuzuarve në rrjete sociale, duke nxjerrë në pah një lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Dokumenti, të cilin mediat e kanë siguruar, tregon se i akuzuari Jovan Viçentijeviq kishte krijuar një grup në Facebook me gjithsej shtatë anëtarë.

Prokuroria Speciale ka analizuar bisedat e këtij grupi, ku përveç komunikimeve të ndërlidhura me sulmin në Ibër-Lepenc, ka rezultuar se pjesë e grupit ishte edhe Zhivko Jaksiç – person që sipas aktakuzës ishte i pranishëm në Banjskë në momentin e sulmit.

banner

Në aktakuzë citohet se Viçentijeviqi ka pranuar një fotografi të lokacionit përmes Google Maps, të dërguar në Viber në orën 11:56:39, kohë që përkon me zhvillimin e sulmit në Banjskë.

Sipas Prokurorisë, kjo dëshmon se Jaksiçi ka qenë pjesëmarrës në sulm dhe se lokacioni i është dërguar me qëllim t’i mundësohej largimi nga zona.

Në materialin e Prokurorisë përfshihen gjithashtu fotografi nga vendndodhja dhe komunikime të plota të zhvilluara në Facebook dhe Viber gjatë asaj nate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy