KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1100 zyrtarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by informim peje

KQZ ka njoftuar se ka shpallur konkurs për angazhimin e 1 mijë e 100 zyrtarëve për raportimin e rezultateve preliminare dhe për orientimin e votuesve në Qendra të Votimit

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për agazhimin e 1,100 zyrtarëve të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 28 dhjetor 2025.”

banner

KQZ thotë se 950 prej tyre do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit që do të hapen për votim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe 150 të tjerë për të ndihmuar votuesit në orientimin e tyre.

“Të gjitha këto konkurse janë shpllur më 10 dhjetor dhe do të mbyllen më 12 dhjetor 2025, në orën 23:59. Të gjitha detajet, përfshirë dhe kriteret për aplikim, janë publikuar në këtë vegzë: https://stafqv.kqz-ks.org/”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy