Hargreaves viziton PZAP dhe mbështet gjyqtarët pas sulmeve të Alban Krasniqit

by informim peje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ushtruesin e detyrës së Sekretariatit të Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (PZAP), Tefik Mahmuti, pas sulmeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ndaj gjyqtarëve.

Hargreaves ka theksuar rëndësinë e punës së PZAP-së për ruajtjen e integritetit të proceseve zgjedhore në Kosovë, duke nënvizuar se anëtarët e këtij paneli nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike.

banner

“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, ka deklaruar Hargreaves.

Kujtojmë se më parë, KQZ-ja kishte votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por më pas PZAP e kishte anuluar këtë vendim, duke e konsideruar të kundërligjshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy