“Në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh”, Klodian Braho: Hetimi i çështjeve nuk destabilizon vendin

by Nexhat

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh, një term i përdorur në komunikimet publike për të nënkuptuar pushtetin e madh të institucionit që ai kërkon të drejtojë.

“Unë nuk e njoh si term. Nuk ka republikë prokurorësh në Shqipëri”, tha Braho, përcjell A2 CNN.

banner

I pyetur nëse dikush do t’i thoshte që stabiliteti i vendit ka më shumë rëndësi se dosja që ka në duar, Braho u përgjigj: “Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk mendoj se hetimi i një çështjeje mund të sjellë destabilizimin e vendit. Pastaj, nëse kjo ndodh, stabiliteti i vendit nuk zgjidhet me këshilla, por mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

I pyetur lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit mes prokurorëve në SPAK, Braho tha se në cilësinë e drejtuesit, do t’u jepte më shumë kompetencë drejtuesve të seksioneve. “Kjo do të ulte ngarkesën e kreut. Duke shpërndarë disa kompetenca dhe duke mbajtir kontakt me seksionet, kjo besoj do të rrisë bashkëpunimin”.

Sipas Brahos, sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të krijojë standard. “Të mos ketë më rendësi kush shkon prokuror dhe drejtues, por të ketë standard”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy