Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

by informim peje

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

banner

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kelani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy