Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë – Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë së Kosovës

by informim peje

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një aksion të suksesshëm antikontrabandë të zhvilluar më 11 dhjetor 2025 në Prishtinë, në afërsi të tregut të gjelbërt. Operacioni është realizuar nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë kontrollit në një objekt pa mbishkrim, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për kontrabandë, të cilat nuk posedonin dokumentacion të origjinës. Si rezultat, është bërë konfiskimi i sasive të mëposhtme:

banner

Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr, gjithsej 255.5 kg pa banderola

Mjaltë – 100 pako x 12 copë, gjithsej 1,200 kg pa asnjë mbishkrim

Filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë, gjithsej 210,000 copë

I gjithë malli është ndalur përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet dhe pritet të udhëzojë hapat e mëtejshëm proceduralë.

Dogana dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e integritetit të tregut vendor. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshuar që lidhet me mallrat e kontrabanduara.

Në këtë mënyrë, autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar dëmet ekonomike dhe rreziqet që shkakton qarkullimi i mallrave të paligjshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy