Me kërkesë të mbrojtjes shtyhet seanca ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës

by engel

Seanca e paraparë për të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj të akuzuarve Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna është shtyrë, pas kërkesës së mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Ibrahim Vyrtut Ibrahimaga. Ky i fundit njoftoi trupin gjykues përmes e-mailit se për shkak të arsyeve familjare nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme, duke kërkuar shtyrjen e saj.

Gjykatësi i rastit, Rrahaman Beqiri, ka bërë të ditur gjatë seancës se mungesa e avokatit e bën të pamundur mbajtjen e fjalës hyrëse dhe si pasojë procedura është shtyrë për një datë tjetër.

banner

Krasniqi, ish-kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), së bashku me Isuf Zejnën, po përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një rast ku Prokuroria Speciale pretendon se është shkaktuar dëm rreth 37 milionë euro në buxhetin e shtetit. Përveç tyre, i akuzuar në këtë rast është edhe Ymer Dragusha, ish-ushtrues detyre i drejtorit të zyrës së prokurimit në KEK, ndërsa Zejna akuzohet në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”.

Aktakuza e re ndaj tyre u ngrit më 30 dhjetor 2024, duke rënduar më tej pozitën juridike të ish-kryeshefit të KEK-ut. Ndërkohë, Krasniqi po përballet edhe me një aktakuzë tjetër për korrupsion, për të cilën është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024.

Data e re e seancës pritet të caktohet nga Gjykata në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy