Anti-Mafia italiane raporton sukses kundër klaneve lokale, por ngre alarmin rreth fuqizimit të grupeve shqiptare

by informim peje

Departamenti Italian i Hetimit Anti-Mafia deklaron se kanë bërë një punë të mirë kundër klaneve mafioze dhe kanë mundur të sekuestrojnë asete që kapin vlerën e miliona e miliona eurove.

Megjithate shqetësuese për ta mbeten grupet kriminale të drogës shqiptare.

banner

Kjo u deklarua nga kreu i qendrës DIA (Departamenti Italian i Hetimit Anti-Mafia) të Barit, Kolonel Giulio Leo, gjatë prezantimit të kalendarit të vitit 2026, kushtuar “fytyrave femërore të anti-mafias”.

Sipas tij operacionet e Drejtorisë Hetimore Anti-Mafia në Bari kanë çuar në sekuestrime përfundimtare me vlerë mbi 30 milionë euro në gjithë rajonin e Puglias.

Kreu i DIA-s bëri një panoramë të aktivitetit hetimor, duke theksuar se vijojnë “shqetësimet e konsiderueshme në zonën e Foggias” si dhe se po kryhen “kontrolle të imta” për mënyrën e përdorimit të fondeve të PNRR-së.

Duke folur për dinamikat e krimit të organizuar, ai nënvizoi se “grupet kriminale ndjekin gjithmonë zonat ku qarkullojnë para – në sektorët ekonomikë, në investime, dhe së fundmi edhe në turizëm”.

“Ka ende problematika serioze në provincën e Foggias, por po punojmë intensivisht për t’i adresuar. Është gjithashtu e qartë se krimi i organizuar shqiptar po fiton terren: sot ai është në gjendje të bashkëpunojë drejtpërdrejt me kartelet kryesore të Amerikës së Jugut dhe po shndërrohet në një furnizues të rëndësishëm për klanet tona lokale”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy