Burim Ramadani: Modernizim i plotë katërvjeçar për FSK-në, do të kryhen lehtësirat për fillimin e prodhimit të municioneve

by informim peje

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka prezantuar planin e tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës e prodhimin e armëve.

Ai tha se përmes këtij plani do të ketë “modernizim të plotë katërvjeçar”.

banner

“Do të fillojmë planin e ri për modernizimin e plotë të të gjitha niveleve. Plani i ri për FSK do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zgjasë 4 vjet. Kjo menjëherë pasi që Ushtria e Kosovës (FSK) do të përmbyllë me sukses Planin 10 vjeçar të Tranzicionit në vitin 2028. Ndërsa, për Industrinë e mbrojtjes, do të nxirret legjislacioni dhe të vendosen lehtësirat e nevojshme për fillimin e plotë të prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës, por edhe për eksport brenda vendeve të NATO-s”.

Njëkohësisht, Ramadani tha se “do të lehtësojmë procedurat për Mallrat Strategjike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy