Dështimi i qeverisë në sigurinë rrugore, aksidentet tragjike përsëriten dhe njerëzitë po e pësojnë me jetë

by engel

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar sot, më 13 dhjetor 2025, rreth orës 08:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në një segment që tashmë është shndërruar në pikë të rrezikshme për qarkullimin rrugor. Sipas informacioneve nga Njësia e Zjarrfikësve të Suharekës, aksidenti ka ndodhur pikërisht në të njëjtin vend ku një ditë më parë, më 12 dhjetor, u shënua një aksident me pasoja fatale, ku dy gra nga Shqipëria humbën jetën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin e sotëm janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë publike, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet kompetente.

banner

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe atë të gazetarit Berat Buzhala, i cili përmes një postimi ka kritikuar ashpër institucionet, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë politike dhe funksionimin e shtetit. Ai ka aluduar në mungesën e reagimit institucional pas aksidentit fatal të një dite më parë, ku humbën jetën dy gra nga Shqipëria, duke e lidhur situatën me, sipas tij, dështimet e qeverisjes dhe mungesën e llogaridhënies.

Aksidentet e përsëritura në këtë pjesë të autostradës kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë rrugore dhe nevojën për masa urgjente parandaluese, përfshirë sinjalizimin, kontrollin e shpejtësisë dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e tragjedive të tilla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy