Benzema “shuplakë” lojtarëve: Alonso nuk mund të bëjë gjithçka vetë te Reali

by informim peje

Askush nuk do ta mendonte në fillim të këtij sezoni se aventura e trajnerit Xabi Alonso do të merrte përmesa kaq të “zymta” te Reali i Madridi, duke pasur parasysh emrat në përbërje si Mbappe, Bellingahm, Vinicius, etj.

“Galaktikët” në javët e fundit i kanë “dorëzuar” kreun Barcelonës në La Liga, 4 pikë pas rivalit të “përbetuar” pas 16 javësh kampionat. Ndërkohë, humbja kundër Manchester City në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për Champions League, ka bërë që ndeshja me Alaves të dielën të jetë “treni” i fundit që e shpëton nga shkarkimi Alonson.

banner

Ish-sulmuesi i Realit, Karim Benzema ka folur për “L’Equipe”, duke e drejtuar “gishtin” te lojtarët: “Xabi Alonso duhet të zgjidhë problemet e lidhjes në ekip? Jo, ai nuk mund të bëjë asgjë. Ai ka emra, luan me më të mirët. Pastaj, varet nga lojtarët… Nëse shoku yt i skuadrës është më i mirë se ti, duhet ta pranosh.

Problemi është nëse dikush nuk mund ta pranojë që dikush shënon më shumë gola. Kjo është arsyeja pse ke probleme kur ke 5 ose 6 lojtarë të shkëlqyer së bashku.

Secili do të kontribuojë në diçka, dhe në fund, golashënuesi do të jetë gjithmonë pak më i spikatur se të tjerët. Por ai prapë ka nevojë për të tjerët! Nuk mund të bësh gjithçka vetë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy