Drejtësia argjentinase po vepron me vendosmëri kundër Klaudio “Çikui” Tapia. Gjykatësi federal Daniel Rafekas ka urdhëruar kontrolle të reja në një rezidencë luksoze në Pilar, ku po hetohet një pronë e regjistruar në emër të “Real Central SRL”, e lidhur me Luçiano Pantano dhe Ana Luçia Konte, të dyshuar si “alter ego” të presidentit të AFA. Të dy kanë ndalim për të dalë nga vendi.
Operacioni i fundit iu shtohet kontrolleve të kryera në më shumë se 15 klube dhe në një zyrë në qendër të Buenos Airesit, në kuadër të çështjes që synon të sqarojë rritjen e pasurisë së Tapia dhe rrethit të tij. Nën vëzhgim është edhe arkëtari Pablo Tovixhino, i përmendur si banor i mundshëm i vilës, si dhe kompania financiare “Sur Finanzas”, e akuzuar për kredi ndaj klubeve me kushte abuzive.
Skandali ka kaluar kufijtë e futbollit. Drejtësia po heton nëse ka pasur pasurim të paligjshëm dhe përdorim të personave të tretë (‘testaferro’), ndërsa FIFA po e ndjek nga afër situatën për të shmangur çdo ndërhyrje politike, e cila mund ta linte Argjentinën jashtë Kupës së ardhshme të Botës. Kështu raporton media prestigjioze “La Nación”.

