Pezullimi i Dialogut Strategjik për shkak të Kurtit, Hoti: SHBA ka mbet veç edhe Ambasadën me e tërheqë

by informim peje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe për vendimin e qeverisë amerikane për ndërprerje të dialogut të planifikuar strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Hoti ka thënë se aktualisht raportet janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

banner

Sipas tij, hapi i radhës që ka mbetur pa u marrë pas pezullimit të dialogut strategjik është edhe tërheqja e Ambasadës së SHBA-së nga Prishtina.

“Është e pakuptueshme, me kosto gjithandej, politike e ekonomike. Ndërprerja e dialogut strategjik është mesazhi më i rëndë që mund t’i vijë Kosovës. Mesazhi tjetër është veç me ta tërheq Ambasadën, s’ka më tjetër”, ka thënë Hoti në Euro n’7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy