Plagosje aksidentale me armë zjarri në Pejë, i dyshuari përfundon në mbajtje

by informim peje

Derisa po manovronte me armë, një i dyshuar në Pejë ka plagosur në këmbë një person i cili mori më pas edhe trajtim mjekësor.

Policia njofton se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë.

banner

“Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy