Salianji: Rama nuk rrëzohet duke qarë. 2 rrugët si PD mund të fitojë zgjedhjet

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Elbasan, kërkoi mobilizimin e demokratëve për t’u ringritur në protesta masive dhe revoltë me qëllim paralizimin e jetës politike.

Salianji tha se kjo është njëra rrugë për rrëzimin e qeverisë, ndërsa rruga tjetër është lufta për votën, duke frymëzuar njerëzit që të tejkalojnë manipulimin që Rama ka ngritur në sistem nga zgjedhjet në zgjedhje.

banner

Ervin Salianji: E them qartë, Rama dhe PD ka dy rrugë si rrëzohet, me protesta masiva dhe revoltë që të paralizojnë jetën politike të këtij vendi ose tek kutitë e votimit duke bindur dhe frymëzuar aq shumë njerëz sa ta tejkalojmë manipulimin që Rama ka ngritur në sistem nga zgjedhjet në zgjedhje. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të çojmë në këmbë popullin opozitar, që t’i dëgjojmë demokratët qoftë edhe një të vetëm që të mos shqetësohemi nga zëri i demokratëve që kërkojnë fitore.

Ne duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. T’i çojmë demokratët dhe qytetarët në kutitë e votimit dhe sheshet e Shqipërisë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar duke qarë. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një ndryshimi thelbësor në strategjinë e përfaqësimit, në respektimin e parimeve dhe normave, me respektimin e anëtarësisë. Këtu ka dhjetëra përfaqësues që nuk kanë patur mundësi të promovohen se nuk ka parime në disa promovime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy