Punë e ngadaltë dhe sistem që bie, vonesa të gjata për kamionët në pikën kufitare Morinë–Vërmicë

by informim peje

Radhë kilometrike të kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë–Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Siç raporton A2 CNN, drejtuesit e mjeteve të rënda kanë bërë të ditur se pritjet kanë zgjatur me orë të tëra, ndërsa kanë theksuar se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta.

banner

Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave janë puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës, rëniet e herëpashershme të sistemit, si dhe koha e ndërrimit të doganierëve.

Përveç vonesave në dorëzimin në kohë të mallrave, pritjet e gjata në kufi po krijojnë stres të shtuar për transportuesit, të cilët duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta gjatë orëve të mbrëmjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy