Abdixhiku: 300 euro për pensionistët është drejtësi, jo premtim elektoral

by informim peje

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Klinë dhe Istog, ka prezantuar planin e LDK-së për rritjen graduale të pensioneve gjatë mandatit qeverisës.

Abdixhiku ka bërë të ditur se pensioni bazik do të jetë 200 euro në vitin e parë të qeverisjes, do të rritet në 250 euro në vitin e dytë dhe do të arrijë në 300 euro në vitin e tretë. Sipas tij, kjo rritje synon t’u sigurojë pensionistëve kushte dinjitoze jetese.

banner

“Pensionistët nuk janë në harresë. Ky nuk është një premtim elektoral, por një akt drejtësie për ata që e ndërtuan këtë shtet”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar se gjeneratat që kanë kontribuar në ndërtimin e Kosovës meritojnë respekt dhe siguri sociale.

Ai shtoi se përkujdesja ndaj pensionistëve do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme të LDK-së, në kuadër të politikave sociale që synojnë rritjen e mirëqenies dhe forcimin e dinjitetit qytetar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy