Beqa flet për programin e Bedri Hamzës: Rritje pagash e pensionesh – rinia në fokus

by informim peje

Hajdar Beqa, kandidati i PDK-së për deputet, në “Edicionin Special” të Klan Kosova, ka folur për programin që partia që ai i takon ka për qytetarët për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se Bedri Hamza, që është kandidat për kryeministër nga kjo parti, i ofron qytetarëve kthimin e kredibilitetit e shpresës.

banner

Me projektet e tij, Beqa tha se Hamza ia mundëson që projektet e të rinjve të realizohen në Kosovë, e jo të ikin jashtë.

“Ne nuk po themi të ndalojmë mundësinë e largimit të të rinjve, por neve po na zbrazet Kosova dhe s’ka asnjë kuptim pa rini”.

Beqa tha se në sektorin publik, Hamza do të rrisë pagat për 50%.

“Pensioni minimal do të jetë 250 euro, dhe po flasim për tremujorin e parë të qeverisjes”, tha ish-deputeti.

Ai theksoi se pagat do të rriten për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Duke u ndalur te qeverisja Kurti 2, ai foli për aferat e ndryshme, duke u ndaluar te e fundit që u raportua në media gjatë ditës së sotme me ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.

“Në mandatin e fundit, kam qenë nëpër komisione hetimore. Kemi folur për tema që tash po dalin në shesh, si rasti i Faruk Mujkës. E kemi parë se çfarë keqpërdorimesh kanë bërë aty. E kam pyetur Nagip Krasniqin për një kontratë të negociueshme. Këto kontrata bëhen në gjendje të jashtëzakonshme, dhe nga kompani që veçse kanë kontrata, kurse ai e kish gjet një kompani nga Greqia që kurrë s’ka qenë Kosovë”, tha Beqa.

Duke folur për Mujkën, ai tha se në bastisjen e parë që ia ka bërë policia atij, ia ka gjetur rreth 60 mijë euro.

“Nëse një zyrtar i lartë i gjenden mjete të padeklaruara në shtëpi, edhe nëse asgjë tjetër ai nuk ka vepruar, është konsumim i veprës penale”, u shpreh Beqa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy