Skandali në Ibër-Lepenc, prokurorisë i kërkohet hetim ndaj Dejona Mihalit

by informim peje

Të mërkurën janë publikuar mesazhet telefonike të Faruk Mujkës, sipas të cilave, kundërligjshëm dhe me ndërhyrje politike nga Vetëvendosje, është emëruar Kryeshef i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit.

Bisedat ishin bërë në rrjetin social në WhatsApp mes Mujkës, të pushtetshmes informale Dejona Mihali dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

banner

Lidhur me këto biseda, gazetari Vullnet Krasniqi tha se Mihali do të duhej të intervistohej patjetër nga Prokuroria, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse ato janë mesazhet, nuk ka shumë logjik se çfarë me bë. Është një zyrtare e Vetëvendosjes e cila nuk ka asnjë delegim zyrtar, rrjedhimisht asnjë përgjegjësi zyrtare, është një manipuluese dhe eksperte e manipulimit që është duke e luajtur lojën me dy partitë politike për me e siguru një pozitë. Për mua është shumë befasuese qysh Prokuroria e ka vetëm Mujkën të arrestuar. Dejohna Mehali ish dashur të merret [nga prokuroria]”, u shpreh Krasniqi.

Në anën tjetër, Engelbert Zefaj thotë se Prokuroria është dashur të ndërmarrë hapa më të shpejtë sa i përket këtij rasti.

“Ne po përmendim Artane Rizvanollin, Dejonen e Farukun, por aty e kemi të përfshirë edhe kryeministrin Kurti nga një palë tjetër. Edhe ky kryeministri do duhej të thirrej si dëshmitar”, tha Zefaj.

Ndërkaq Selatin Retkoceri, në një intervistë ekskluzive në “Ora Shtatë”, pretendon se ka qenë një prej pjesëmarrësve në intervistën e ngushtë për kryeshef të Ibër-Lepemcit e KRU “Prishtina” dhe disa pozita të tjera të larta.

“Ajo që është publikuar dje prej Lirim Mehmetaj qëndron 100%, dhe atë jo vetëm në Ibër Lepenc ku unë kam qenë prezent në listë për t’u përzgjedhur kryeshef ekzekutiv, por edhe në disa pozita të tjera. Unë mendoj që më tepër se 30 herë kam aplikuar dhe gjithmonë kamë qenë në lista të ngushta. Ajo që është vërejtur në veprimet e bordeve të ndërmarrjeve që shumica kanë qenë borde të përkohshme, e kanë pasur të përcaktuar nga niveli qendror, përkatësisht nga Dejona Mihali, Artane Rizvanollit dhe në fund vulën kryesore ia ka dhënë Albin Kurti”, tha Retkoceri.

Ndërsa opinionistja Afërdita Maliqi thotë se nuk ka asnjë institucion në Kosovë që nuk është i kapur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy