Rama niset drejt Hagës: Turp i madh që Thaçi mbahet peng nga drejtësia ndërkombëtare

by informim peje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nisur drejt Hagës, për ta takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili tash e pesë vjet po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Ai tha se Thaçi po mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare.

banner

“Jam rrugë për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy