Mblidhet Qeveria në detyrë

by informim peje

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot. Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

RENDI I DITËS

banner

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy