Fshati Hamil në Fier të Shqipërisë ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.
Klankosova.tv ka siguruar edhe pamjet nga zbulimi i bustit atje.
Lidhur me këtë zhvillim ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati, gjatë një interviste në emisionin e radios Klan Kosova FM.
Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.

