Sot u bë hapja zyrtare e Ambulantës për Trajtimin dhe Kastrimin e Qenve Endacakë, në fshatin Sverkë, afër deponisë së mbeturinave, ku prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Dervish Haxhiaj.
Me këtë ambulantë do të përmirësohet mirëqenia e kafshëve, me ofrimin e shërbimeve veterinare profesionale, veçanërisht kastrimit, si dhe menaxhimit human dhe të qëndrueshëm të qenve endacakë në territorin e Komunës së Pejës.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e kafshëve, garantimin e sigurisë publike dhe ruajtjen e mjedisit, duke ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhje afatgjate, thuhet në një njoftim nga Komuna e Pejës

