Komandanti i FSK-së priti Shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, diskutime për sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, gjeneralin Raimundas Vaikšnoras, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, gjenerali Jashari i uroi mirëseardhje homologut të tij lituanez dhe e falënderoi për vizitën, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e forcave të Lituanisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

banner

Dy gjeneralët shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë, duke theksuar nevojën për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe rëndësia e shkëmbimit të përvojave profesionale, ndërsa u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet institucioneve të mbrojtjes së Kosovës dhe Lituanisë.

Në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke u rikonfirmuar përkushtimi i FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të Republikës së Lituanisë në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe rritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy