59
Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja Alma Lama, ka treguar detaje për presionit që i bëheshin asaj dhe deputetëve të VV-së sa ishte pjesë e kësaj partie.
Lama në rrjete sociale pas përgjimeve të publikuara nga Nacionale, ka treguar se Albin Kurti iu bënte presion të mos përshëndeteshin me kolegët e partive shqiptare.
Kjo sipas saj, ishte metodë staliniste. Lama ka shkruar se “nuk paska problem bashkëpunimi me serbët”, duke aluduar në bisedën e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin.