Muharremi: 35-37% kishte me qenë rezultat normal për VV-në – në asnjë skenar s’shoh se si munden me kriju shumicën për qeveri

by informim peje

Analisti Shenoll Muharremi ka dhënë disa skenarë se si mund të jetë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rezultatin e ngjashëm që mori në shkurt, Muharremi tha se do të ishte sukses për të nëse e arrin atë, ndërsa tha se një rezultat ‘normal’ për këtë parti do të kishte qenë 35-37%.

banner

“Përndryshe, nëse LVV e mirëmban nivelin e përkrahjes 40%-42%, kishte me qenë një rezultat zgjedhor i suksesshëm për ta. Nëse del në nivel 35%-37%, kishte me qenë rezultat normal (në linjë me trendin e tyre të korrigjimit). E nëse bie nën 35%, kishte me qenë një rënie goxha e theksuar dhe ndëshkim nga elektorati. Nëse bie në rreth 35%, atëherë gjasat janë që zgjedhjet tjera të shkojnë në nivelin organik 20%-25%”.

Me këto rezultate, Muharremi thotë se nuk shihet se Vetëvendosje mund të krijojë qeverinë e vetme.

“Në asnjë skenar (lart) nuk e shoh si mundet LVV me kriju shumicën dhe me formu qeverinë pas 28 dhjetorit, se ata nuk po lënë kënd pa e sulmu nga partnerët potencial, edhe në këto zgjedhje, rrjedhimisht po e pamundësojnë (lexo nuk po dëshirojnë) një partneritet me partitë tjera të mëdha”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy