Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka ftuar qytetarët që nga lista e PDK-së me numër 130 të votojnë Enver Hoxhajn, kandidat me numër 4.
“Nga kjo listë, numri 4… lujta! Bashkë, përpara!”, ka shkruar Lladrovci, duke konfirmuar përkrahjen e tij të drejtpërdrejtë politike për Hoxhajn.
Kjo mbështetje shihet si një sinjal i qartë i unitetit brenda PDK-së dhe i fortifikimit të kandidaturës së Enver Hoxhajt, i cili njihet si një nga figurat kryesore të partisë dhe të politikës kosovare.

