Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet e ndodhur në Kuvend në seancën e kaluar plenare ku u betua si Avokat i Popullit, Endrit Shabani.
Rama tha se opozita tregoi edhe njëherë se është pro dhunës, ndërsa nënvizoi se Shabani ishte kandidaturë e propozuar prej tyre
“Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi dhe filloi avazin. E mbështetën Endrit Shabanin e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve. Sapo panë që ne që thamë që në krye të herës që do presim të mbështesim një nga kandidaturat që do sjellë opozitës, do mbështesnin zotin Shabani u hodhën përpjetë sikur po mbështesnim një kandidat tonin. U hodhën përpjetë. Por askush në këtë vend nuk ka imponon do asgjë. Endrit Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh, por ne e zgjodhëm duke respektuar parimin. Ata që u bënë pishman mend për herë tjetër”, tha ai
“Një tjetër zhvillim i ndodhur këtë javë ka qenë edhe betimi në Kuvendin e Shqipërisë i z.Endrit Shabani si Avokati i ri i Popullit. Ppozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100 vjeçar. Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm dhe sapo panë që ne, – që thamë që në krye të herës, nuk do të mbështesim asnjë kandidaturë, por do presim që të mbështesim një nga kandidaturat që do të na sjellë opozita – do ta mbështesnim zotin Shabani, u hodhën përpjetë sikur po bënim avokat të popullit ndonjë kandidatin tonë
Qesharak deri në fund domethënë, po përveçse qesharakë edhe të lodhur deri në fund nga mendja, që nuk ua nxjerr e nuk ua nxjerr mësimin se me pahir e me budallallëk, mua dhe kësaj shumice popullore që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo ata, po askush në këtë vend nuk na imponon dot asgjë.
Pahiri dhe budallallëku janë një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Endri Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh e kundër meje personalisht sa të duash, por ne e zgjodhëm si kandidat të opozitës, duke respektuar parimin e ndjekur edhe më parë, pavarësisht se këtë herë i kishim edhe mbi 84 votat e nevojshme e po të ishim ata që nuk jemi, por që ata thonë se ne jemi, mund të zgjidhnim kë të donim, por nuk e bëmë. Kurse ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër”, tha ai

