Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se para pak çastesh në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Ai bëri të ditur se një person ka mbetur i plagosur, por tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari për rastin është identifikuar dhe është në kërkim.
“Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi

