Rama për vdekjen e Shemit: Humbja është e madhe, por gjurma që la do të mbetet e pashlyeshme

by Nexhat

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan:

banner

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar “Ilirët”.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy