4 të plagosur në protestën mbrëmshme në Tiranë – Lëndohen një qytetar, fotografi dhe dy policë

by informim peje

Katër persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së djeshme te opozitës, si pasojë e dhunës dhe hedhjes së molotovëve drejt kordonit të policisë dhe në portat e Kryeministrisë.

Një qytetar dhe një fotograf morën lëndime gjatë tubimit ndërkohë që të plagosur janë edhe dy efektivë të policisë.

banner

Pak minuta pasi protestuesit kanë boshatisur sheshin e Kryeministrisë, policia shkencore mbërriti aty dhe vendosi shiritat me mbishkrimin “skenë krimi”.

Për disa orë ekspertët kanë kryer fotografimin dhe filmimin e dëmtimeve të krijuara nga shpërthimet e flakëve prej molotovit.

Forcat e rendit kanë ndaluar një person për aktet e dhunës në protestë ndërkohe që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy