Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me këlyshët e saj.
Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.
Arusha me këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara

