Vetura godet për vdekje këmbësorin në Graçanicë, arrestohet shoferi

by informim peje

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mbrëmë rreth orës 23:30 në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar vozitësi, mashkull, i cili dyshohet se nga pakujdesia, me veturën e tij, ka goditur këmbësorin.

banner

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy