Abazi: Koha për Kosovën është ndalur, nuk i duhet më reflektimi i Kurtit

by informim

Ish-deputeti i LVV i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Shqipëria Sot” foli edhe në lidhje me mundësinë e një reflektimi të mundshëm nga Albin Kurti.

Ai tha se tanimë koha për Kosovën është ndalur. Sipas tij Kosova duhet të ishte në samitin e NATO-s në Vilnues së paku në pozicionin e trajtimit për partneritet për paqe për forcat e sigurisë, por është është e izoluar.

banner

Abazi shton se Kosovës nuk i duhet reflektim i Kurti apo qeverisë, por i duhet kthim në sinqeritet politik.

“Koha është ndalur për Kosovën. Takimet bilaterale për integrimin e Kosovës në BE janë ndaluar. Ndaj Kosovës janë vendosur një sërë masash. Kosova ndjehet e izoluar. Në Vilnues po mbahet samiti i NATO, ku ne duhet të ishim së paku në pozicionin e trajtimit për partneritetin për paqe për forcat e sigurisë së Kosovës. Nëse Suedia kërkon të bëhet anëtare si pasojë e rrezikut nga Rusia, ne do duhet të ishim aty dhe të përfitonim. Kosovës i duhet jo reflektimi i Kurtit dhe qeverisë, ne na duhet kthimi te sinqeriteti politik, që duhet të vijë si rezultatit i dorëheqjes së Kurtit. Unë nuk besoj se ka kapacitet reflektues te Kurti. Ai tenton të vendosë një pushtet autokratik këtu” tha Abazi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy