Besimi në BE është më i lartë në Shqipëri, më i ulëti në Serbi

by informim

Niveli i besimit në BE është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar në shumicën e vendeve kandidate për anëtarësim, me nivelin më të lartë në Shqipëri dhe më të ulët në Serbi, sipas një sondazhi të ri të Eurobarometrit.

Të dhënat tregojnë se 77 për qind e të anketuarve në Shqipëri kanë besim te BE, ose gjashtë pikë përqindje më shumë se në sondazhin e fillimit të vitit.

banner

E ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina, ku 57 për qind e qytetarëve të anketuar i besojnë BE-së, Mali i Zi me 54 për qind, Maqedonia e Veriut me 48 për qind, Moldavia me 44 dhe Turqia me 41 për qind.

Në Serbi, 32 për qind e qytetarëve kanë besim në BE, që është dy pikë përqindje më shumë se në janar/shkurt, ndërsa ata me mendim të kundërt janë 61 për qind, ose një pikë përqindje më shumë.

31 për qind e qytetarëve besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte gjë e mirë për Serbinë, 32 për qind mendojnë se do të ishte keq, ndërsa 36 për qind mendojnë se nuk do të ishte as mirë as keq.

Në të njëjtën kohë, pak më shumë se gjysma e të anketuarve në Serbi (54 përqind) mendojnë se Serbia do të përfitonte nga anëtarësimi në BE.

Kur janë pyetur se çfarë lloj pasqyre kanë për BE-në në përgjithësi, 33 për qind janë përgjigjur pozitive, 36 për qind negative dhe 31 për qind neutrale.

Kur është fjala për luftën në Ukrainë, 68 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se ajo do të ketë pasoja të rënda ekonomike për vendin, ndërsa 83 për qind e të anketuarve mendojnë të njëjtën gjë në nivel të BE-së.

Gjithashtu, 67 për qind e të anketuarve në Serbi nuk pajtohen me vendosjen e sanksioneve kundër qeverisë ruse, kompanive dhe individëve, dhe 74 për qind nuk pajtohen me blerjen dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Anketa për Eurobarometrin Pranverë u krye në qershor në një kampion përfaqësues të anëtarëve dhe kandidatëve të BE-së.

Në Serbi janë intervistuar 1019 qytetarë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy