Panucci zbulon prapaskenën: Unë e binda Ismajlin të zgjidhte Shqipërinë

by jonzefaj

Christian Panucci është rikthyer të flasë sërish për Kombëtaren shqiptare dhe aventurën e tij në Shqipëri. Ish-trajneri kuqezi ishte i ftuar në “Versus”, ku ka treguar edhe një nga prapaskenat e afrimit të Ardian Ismajlit.

Italiani shprehet se ai e bindi mbrojtësin të bëhet pjesë e kuqezinjve. Gjithashtu ka nënvizuar se Ismajli është një nga mbrojtësit më të mirë që ka Shqipëria bashkë me Gjimshitin.

banner

Ismajlin, kush e solli ne Kombëtare? Ismajli ishte në grumbullim me Kosovën. Unë fola me të. Ai nuk vazhdoi me Kosovën për të ardhur te Shqipëria për mua. Mund ta pyesni Ismajlin. Ismajli është mbrojtësi më i mirë që ka Shqipëria bashkë me Gjimshitin”, ka theksuar ish-trajneri i Kombëtares.

Siç dihet, Panucci e drejtoi Kombëtaren shqiptare për 2 vjet. Saktësisht ishte në krye të kuqezinjve në vitet 2017-2019.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy