FUSHË KOSOVË/ Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti

by Nexhat

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë e ku janë vjedhur edhe gjësende të ndryshme. Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy