FUSHË KOSOVË/ Aksident me fatalitet, 85 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura

by Nexhat

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Një 85 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

banner

Viktima Isuf Obrazhda, si pasojë e lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, sot në mëngjes, rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, derisa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet.

Rasti po hetohet për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me këtë rast të rëndë.

Ceremonia e varrimit të 85 vjeçarit do të bëhet nesër më 26 dhjetor, me fillim nga ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy